Jump to content

Ndihmë:Projektet

Nga Wikiquote
Versioni i datës 22 gusht 2018 21:28 nga Klein Muçi (diskuto | kontribute) (Faqe e re: <center><big>'''Mirësevini te WikiProjektet!'''</big></center> WikiProjektet janë praktikisht grupe anëtarësh të organizuar që zgjedhin të veprojnë në lidhje me një temë...)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)
Mirësevini te WikiProjektet!

WikiProjektet janë praktikisht grupe anëtarësh të organizuar që zgjedhin të veprojnë në lidhje me një temë apo funksion të caktuar. Në Wikiprojekte caktohen standarde, krijohen stampa, renditen detyra për tu përmbushur si dhe diskutohen detaje; të gjitha në lidhje me temën e WikiProjektit.

Wikiprojektet aktuale në Wikicitate

  1. WikiPotter - WikiProjekt dedikuar grumbullimit të citateve në lidhje me Harry Potter dhe Botën Magjike të Rowling.
  2. KinoCitat - WikiProjekt dedikuar krijimit dhe zgjerimit të artikujve në lidhje me kinematografinë.

Si mund të bëhem pjesë e një WikiProjekti?

Për tu bërë pjesë e një WikiProjekti mjafton të shkoni te faqja e tij dhe të ndiqni udhëzimet atje.

A mund të krijoj një WikiProjekt të ri?

Gjithësekush mundet të anëtarësohet në sa projekte të dëshirojë si dhe të krijojë vetë të tillë. Për të krijuar një WikiProjekt sigurohuni fillimisht të keni përcaktuar mirë qëllimin e tij dhe nëse do të jetë i rrafshit teknik apo jo. Për projektet teknike të mirëmbajtjes nevojitet një shkallë përvoje pak më e lartë se fillestarja. Për projektet të një natyre jo teknike, kujdesuni thjesht të keni qëllimin të mirëpërcaktuar.

Emërtimi

Pasi keni ndarë mendjen për qëllimin e natyrën e WikiProjektit, duhet t'i vini atij një emër. Çdo WikiProjekt duhet të fillojë me Wikiquote:. Pjesa që vijon pas dy pikave është emri i WikiProjektit që mbetet në zgjedhjen e krijuesit. Sugjerohet paradigma Wikiqupte:WikiProjekti + Tema për të pasur lehtësi gjetjeje nga anëtarët e tjerë, për shembull: Wikiquote:WikiProjekti Shqipëri. Nga ana tjetër dhe emra të përveçëm të përbëra me lojëra fjalësh kanë avantazhet e tyre duke qenë se janë të prirur t'i japin një ndjesi më të madhe përkatësie anëtarëve të projektit e për pasojë një dedikim më të thellë në punë (për shembull, dikush mund të ndihet më "krenar" të thotë se është pjesë e ¿Hablas español? se sa WikiProjektit Spanja, paçka se kjo do e bënte projektin më të veshtirë për tu gjetur).

Struktura

Pasi të keni vendosur dhe emrin vendosni siç do vepronit për të shkruar një artikull të ri dhe krijoni faqen përkatëse të projektit. Faqja e projektit mund të përshtatet sipas nevojave por zakonisht përbëhet nga pjesët e caktuara më poshtë.

  • Hyrja - Hyrja është pjesa ku përcaktohet qëllimi i përgjithshëm i projektit dhe jepen udhëzimet përkatëse se si mund t'i bashkangjiteni atij.
  • Qëllimet - Te qëllimet specifikohen qëllimet e detajuara përmbushja e të cilave do sillte përmbushjen e qëllimit të përgjithshëm.
  • Detyrat - Te detyrat renditen detyrat konkrete që duhet të ndërmerren nga anëtarët e WikiProjektit për përmbushjen e qëllimeve.
  • Lista e anëtarëve - Lista e anëtarëve liston anëtarët më të cilët i janë bashkëngjitur WikiProjektit.
  • Stampa - Seksioni i stampave rendit stampat e veçanta, shpeshherë të krijuara enkas, që nevojiten për funksionimin e WikiProjektit.
  • Kontakte - Te kontakte renditen personat apo grupet e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e projektit të cilët mund të kontaktohen për çfarëdolloj çështjeje në lidhje me projektin.

Për lehtësi pune mund të kopjoni tekstin burimor të një projekti ekzistues e të filloni të bëni ndryshimet e nevojshme për ta personalizuar projektin sipas qëllimit të tij.

Kategoritë

Së fundmi, si në një artikull normal, projektet duhen renditur nëpër kategori.

Kategoria WikiProjekte ([[Kategoria:WikiProjekte]]) është e nevojshme për çdo projekt për të vendosur rregull në Wikicitate. Pas saj mund të vendosen kategoritë e tjera sipas qëllimit të projektit.

Pasi të ruani ndryshimet projekti juaj është krijuar dhe është gati për të nisur punën. Në këtë faze sugjerohet që të kontaktoni me një administrator nga lista këtu për tu siguruar se çdo gjë është bërë siç duhet.

Anëtarët

Një projekt i mirë është një projekt me shumë anëtarë aktivë. Për të gjetur vullnetarë për projektin tuaj mos kini frikë të lini një shënim në Kuvendin e Wikicitate ku lajmëroni për ekzistencën e tij. Gjithashtu mediet sociale janë mediume perfekte për të gjetur vullnetarë. Mund të shkruani një status në Facebook, të nxirrni një fotografi të projektit në Instagram apo një lajmërim të shkurtër në Twitter. Një ide tjetër e mirë do ishte kontaktimi i grupeve të interesit në lidhje me temën e WikiProjektit. Faqet e fansave, grupet apo faqet specifike të rrjetit (website), qofshin këto të shtetërore ose jo, mund të jeni një burim i shkëlqyer për të promovuar projektin tuaj dhe për të gjetur më shumë vullnetarë.

Faqet e mësipërme do ishin gjithashtu vende të mira për të kërkuar ndihmë për promovimin e projektit tuaj.

Për pyetje në lidhje me WikiProjektet mos kini frikë të shkruani te Pyetje e Përgjigje.

Puna e mbarë!