Jump to content

mëshirë

Nga Wiktionary

MËSHIRË f.

  • 1. Ndjenjë e thellë dhembshurie e keqardhjeje për një njeri të mjerë a fatkeq dhe dëshira për t'i ndihmuar atij. Ndjeu mëshirë për të.
  • 2. Dëshira a prirja e dikujt, që nga dhembshuria e butësia shpirtërore përpiqet t'ia falë a t'ia zbutë fajin a gabimin një tjetri, të bëjë lëshime etj. Kërkoi mëshirë. Tregoi mëshirë për dikë. S'ka mëshirë për armikun! Ishin në mëshirën e tij.
  • 3. Me parafjalën pa formon një shprehje ndajfoljore, me kuptimin «rreptë, ashpër, keqas, egërsisht, mizorisht». E rrahu pa mëshirë. Shfrytëzoheshin pa mëshirë.
  • E la në mëshirë të fatit dikë a diçka e la jashtë, në rrugë të madhe; e braktisi pa treguar asnjë kujdes për të.