Jump to content

shqetësoj

Nga Wiktionary

Shqip

[redaktoni]

Folje

[redaktoni]

shqetësoj kal.

  1. I prish qetësinë dikujt; e trazoj, e pengoj në punë, nuk e lë të qetë, e bezdis. Më shqetëson telefoni (zhurma e rrugës). Mos i shqetësoni të sëmurët! Mos ju shqetësoj? Më falni që ju shqetësova.
  2. I ngre mendjen a i prish gjakun dikujt, i shkaktoj një ankth; e vë në merak, e bëj të mos e ndiejë veten të qetë. Një çështje që na shqetëson. Shqetësoi gjithë kolektivin. Më shqetëson shumë kjo gjendje. Nuk e shqetëson asgjë.